Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme në Durrës: Altin Ndoci kishte probleme me …
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arratisjen e bujshme të Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit, një ngjarje që ka vënë në alarm institucionet e sigurisë. Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, duke raportuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, bëri të ditur se arratisja ishte e mirëorganizuar dhe e ndihmuar nga jashtë. Sipas tij, Altin Ndoci është një emër i njohur për policinë që prej vitit 2015, fillimisht si grabitës automjetesh në zonën e Elbasanit, automjete që dyshohet se përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. Në vitin 2020 ai u arrestua për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, por më pas u shpall i pafajshëm. Aktualisht mbahej në paraburgim për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit,...
Burimi:
javanews.al