Futën drogë në burgun e Elbasanit, arrestohet efektivi dhe familjarja e të burgosurit
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), pas një hetimi disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka goditur një grup për futjen e lëndëve narkotike brenda IEVP Elbasan. Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të datës 22.01.2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tre personave nën hetim: -N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan -E.K., familjare e një të paraburgosuri -G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan Sipas hetimeve, të cilat janë zhvilluar duke përdorur metoda speciale, është zbuluar një skemë bashkëpunimi mes të dyshuarve për futjen e lëndëve narkotike brenda institucionit penitenciar, me qëllim përfitimin financiar.
Burimi:
vizionplus.tv