Furnizonin burgun e Elbasanit me drogë, gjykata jep vendimin për efektivin dhe 2 personat e tjerë
Gjykata e Elbasanit la në paraburgim 3 të akuzuarit për furnizimin me drogë të të dënuarve dhe të arrestuarve. Masa “arrest me burg” u dhanë për policin e Burgut të Bradasheshit, Ndriçim Kroj, i cili fuste lëndë narkotike në qelitë e burgut, Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri dhe Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan. Efektivi i policisë së burgut në bashkëpunim me dy personat e tjerë koordinoheshin për të futur droge brenda qelive. Gjykata ka zbardhur edhe vendimin, duke shpjeguar veprat penale dhe arsyet e vendosjes së masës së sigurisë./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv