Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Sinjalizimi”. 48-vjeçari  mbante në banesën e tij në fshatin Pezë Helmes armë zjarri pa leje. Pas kontrollit nga blutë e kryeqytetit, 48-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. “Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni i koduar “Sinjalizimi”. Fshihte në banesë, 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari. Sekuestrohen arma dhe municioni. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin...