Fshehu kufomën/ Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Fshehu kufomën/ Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të Spanjës në verën e vitit 2014 dhe fshehjen e trupit të saj për gati nëntë vjet. Sipas aktakuzës, të dy u njohën në vitin 2009 në Itali dhe në vitin 2010 u zhvendosën për të jetuar në Torremolinos. Pas një ndarje të përkohshme, në korrik të vitit 2014 ata u kthyen sërish të banojnë së bashku në një apartament në zonën e El Calvario. Prokuroria pretendon se, në një datë midis 7 dhe 14 korrikut të atij viti, i akuzuari qëlloi 22-vjeçaren në banesë me një armë të mprehtë duke i shkaktuar të paktën katër plagë, tre prej tyre në...