Fshehu kufomën/ Nëna e studentes shqiptare refuzon kërkesën e faljes nga e ëma e djalit që i vrau vajzën
Nëna e Mark Samsonit, i dënuar me dy vjet burg për ndihmë dhe inkurajim në fshehjen e trupit të Ilaria Sulës, kërkon t’i afrohet nënës së vajzës, por ajo refuzon. Seanca dëgjimore në sallën e gjyqit për nënën e Mark Samsonit, djalit që vrau ish-të dashurën e tij studenten shqiptare, Ilaria Sula më 26 mars 2025 dhe e hodhi trupin e saj nga një shkëmb jashtë Romës, përfundoi pas afërsisht gjashtë orësh. Nors Manlapaz, e ëma e djalit u deklarua fajtore me dy vjet burg për komplot të rënduar për të fshehur kufomën, dhe e përfundoi dëshminë e saj me lot në sy, duke i kërkuar falje familjes së viktimës. Ajo gjithashtu kërkoi të afrohej për ta përshëndetur dhe për t’i kërkuar falje nënës së...
Burimi:
ntv.al