Fshati Bishan nën pushtimin e ujit, shteti mungon! Banorët: Na u mbyt bagëtia, na mbetet të marrim rrugët e emigrimit
Banorët e fshatit Bishan në Vlorë, po përballen me një situatë alarmante për shkak të përmbytjeve të fundit, duke mbetur tërësisht në mëshirë të fatit. Mungesa e ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse ka sjellë pasoja të rënda për jetesën e tyre, me bagëti dhe shpendë të mbytur, ndërsa banesat rrezikojnë të përmbyten plotësisht. Sipas banorëve, kjo situatë mund të ishte shmangur nëse autoritetet do të kishin marrë masat në kohë, duke pastruar kanalet kulluese dhe duke parandaluar përmbytjet. Por neglizhenca institucionale ka bërë që sot dhjetëra familje të përballen me dëme të mëdha ekonomike. Një nga banorët e zonës shprehet: “Mbi 20 kokë shpend janë mbytur. Situata është shumë e vështirë. Kam 4 krerë gjedhë dhe rreth 30 krerë bagëti të imta, të gjitha janë nën ujë....
Burimi:
syri.net