Fruthi rikthehet në Shqipëri, preket një fëmijë nga Anglia

Fruthi rikthehet në Shqipëri, preket një fëmijë nga Anglia

Kronikë E Premte, 26 Dhjetor 2025 12:12 Shqipëria ka regjistruar rastin e parë me fruth këtë vit, duke prekur një fëmijë që ka ardhur nga Anglia. Sipas burimeve mjekësore, fëmija nuk ishte vaksinuar ndaj fruthit, gjë që e ka bërë më të ndjeshëm ndaj infeksionit. Rasti po trajtohet aktualisht në Shërbimin e Pediatrisë Infektive, ku mjekët po monitorojnë gjendjen shëndetësore të fëmijës dhe po marrin të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së virusit. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka kryer hetimin epidemiologjik dhe deri më tani nuk rezultojnë raste të tjera të infektimit në vend, duke treguar se situata është e kontrolluar. Ekspertët e ISHP dhe mjekë specialistë bëjnë thirrje të forta për vaksinimin e fëmijëve, duke theksuar se imunizimi mbetet masa më e...