Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Franc Çopja paraqitet në Gjykatën e Brukselit: Jam agjent imobiliar/ Media belge: Mungon Endrit Sadedini, autori i dyshuar i vrasjes së Ardit Spahiut
Franc Çopja dhe disa anëtarë të tjerë të dyshuar të klanit të tij, janë paraqitur ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Brukselit. Lajmin e ka bërë të ditur media belge Le Soir, e cila i ka kushtuar një artikull klanit Çopja dhe veprimtarisë së tyre të pretenduar kriminale. Klani Çopja po gjykohet në Belgjikë për vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje në mes të rrugës në Molenbeek. të akuzuarit! Mediat belge: Franc Çopja organizoi ekzekutimin Artikullli i plotë nga Candice Bussoli, LE SOIR: Presidentja e Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit, Isabelle De Saedeleer, ka vendosur: as ndarje e çështjes, as shtyrje e procesit. Gjyqi do të zhvillohet sipas planit. Janë nëntë persona që gjykohen për një nga narko-vrasjet e para në Belgjikë me përmasa ndërkombëtare, por vetëm pesë prej tyre janë fizikisht të pranishëm në bankën e të...