Franc Çopja del para gjyqit/ Mediat belge: Figurë kyçe e mafies së drogës, dosja është e mbushur me vrasje me pagesë

Franc Çopja del para gjyqit/ Mediat belge: Figurë kyçe e mafies së drogës, dosja është e mbushur me vrasje me pagesë

Nga Chris Verhaeghe, NIEWSBLAD Të enjten, para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, nis procesi kundër një figure kyçe të mafies shqiptare të drogës. Franc Gergely Çopja (33 vjeç) del në gjyq së bashku me tetë persona të tjerë për vrasjen me gjakftohtësi të Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje në mes të ditës në Sint-Jans-Molenbeek me pistoleta gjysmë-automatike. Viktima 38-vjeçare u sulmua më 27 nëntor 2020, ndërsa ndodhej si pasagjer në një automjet. Ai arriti të largohej fillimisht, por u ndoq në këmbë nga dy persona të maskuar, të cilët e ekzekutuan. Autorët qëlluan të paktën 17 herë, nga të cilat 11 plumba goditën trupin e Spahiut. Klanet rivale Ardit Spahiu nuk ishte i panjohur për botën e krimit. Ai ishte...