FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

Një ditë pas protestës së opozitës para kryeministrisë dhe parlamentit, policia ka dalë me një njoftim zyrtar, duke njoftuar se janë arrestuar 21 persona, mes tyre edhe 7 të mitur. Njëkohësisht policia e shteit ka bërë publike edhe mjetet piroteknike dhe molotovët që janë hedhur ndaj punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore, ku janë dëmtuar 16 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.