FOTO/ U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami
I riu në foto ësht 37-vjeçari, Jozi Kraja i cili është ekstraduar këtë të martë nga Zvicra. Kraja akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal. Ai gjatë një periudhe 4-vjeçare dyshohet se ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve, Durim dhe Valter Bami. Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Burimi:
javanews.al