FOTO/ Tentoi t’i jepte fund jetës në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren
Një 59-vjeçare është shpëtuar nga forcat e policisë, pasi tentoi të vetëmbyteshe në ujërat e lumit Buna. Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 09:30, në Sallën Operative është marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna. Menjëherë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hyrë në ujë, duke bërë të mundur nxjerrjen e 59-vjeçares nga ujërat e lumit Buna, në gjendje të rëndë, por me shenja jete, si dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Shtetasja V. T., 59 vjeçe, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.
Burimi:
syri.net