FOTO / Protestuesit e Rrjollit rrahin brutalisht pas emisionit djalin e trashëgimtarit të tokës
Janë publikuar pamje të rënda që tregojnë dhunën fizike të ushtruar nga protestuesit e Rrjollit ndaj djalit të trashëgimtarit Fatmir Shpellzaj, brenda ambienteve të TV Klan. Sulmi është kryer teksa ai priste të dalë babain e tij nga studio e gazetarit Blendi Fevziu, ku kishte shkuar për të sqaruar publikisht origjinën e pronës së familjes së tij në zonën e Rrjollit, në Velipojë. Fotografitë e publikuara tregojnë qartë mavijosje dhe plagë në disa pjesë të trupit, në krahë, shpatulla dhe këmbë, që sipas familjes janë pasojë e një sulmi fizik të organizuar nga persona që pretendojnë bashkëpronësi mbi tokën në Rrjoll, por që nuk disponojnë dokumente ligjore për këto pretendime. Sipas reagimit të pronarit të tokës, Fatmir Shpellzaj, djali i tij u dërgua menjëherë në...
Burimi:
javanews.al