FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)
Ky është Ndriçim Kroi, polici i burgut në Elbasan, i cili u arrestua ditën e sotme për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”. Kroi bashkëpunonte me të paraburgosurin Gerald Stamolla, i cili shpërndante lëndën narkotike brenda burgut dhe të dashurën e tij, Esmeralda Komici e cila e pagonte për futjen e drogës. Hetimet zbuluan se Ndriçim Kroi shfrytëzonte orët jashtë shërbimit, duke u prezantuar si shitës ambulant në qytet, dhe merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve, që më pas i dorëzonte në institucion./euronews.al
Burimi:
javanews.al