Foshnja humb jetën disa orë pas lindjes, procedohet penalisht mjeku në Durrës
Një mjek në Durrës është proceduar penalisht. Ai është kallëzuar nga një grua, e cila pretendon se foshnja e saj ka humbur jetën pak orë pas lindjes, për shkak të ngelizhencës së mjekut. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja A. B., se më datë 19.02.2026, ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e këtij spitali dhe pretendon se për shkak të neglizhencës së mjekut, foshnja ka humbur jetën pas disa orësh”, njofton policia./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv