Foshnja bie nga 33 metra, shpëtohet në momentin e fundit nga infermieret
Momente të mbushura me ankth u regjistruan në Shën Petersburg, ku një foshnjë 18-muajshe ra nga një lartësi prej 33 metrash, por arriti të shpëtojë falë reagimit të menjëhershëm të dy infermiereve që përdorën një pallto si rrjetë improvizuese sigurie. Pamjet e filmuara nga kalimtarët tregojnë të voglin pranë dritares së hapur, në prag të rënies. Pak çaste më vonë, ai bie, ndërsa zhurma e përplasjes dëgjohet në momentin kur trupi i tij bie mbi pallton që infermieret kishin shtrirë poshtë. Sipas raportimeve të mediave vendase, fëmija u transportua në spital, ku mjekët konfirmuan se, pavarësisht lartësisë së konsiderueshme, ai nuk kishte pësuar dëmtime të rënda. Njëra prej infermiereve, Anna Kamasova, rrëfeu se gjithçka ndodhi instinktivisht. Ajo tregoi se vogëlushi po hapte dhe mbyllte vazhdimisht...
Burimi:
kohajone.com