Forcat Operacionale në burgun e Durrësit, hetim shokëve të qelisë pas arratisjes së Ndocit

Forcat Operacionale në burgun e Durrësit, hetim shokëve të qelisë pas arratisjes së Ndocit

I paraburgosuri Altin Ndoci, një emër i njohur për drejtësinë dhe i akuzuar për vrasje të shumëfishta në kuadër të grupit të strukturuar kriminal është arratisur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet spitalore, ku Ndoci ishte shoqëruar për vizita mjekësore. Forcat Operacionale të Burgjeve janë nisur me urgjencë nga Tirana drejt Burgut të Durrësit, ku Ndoci qëndronte i izoluar. Misioni i tyre është hetimi i thelluar i rrethanave të arratisjes. Fokusi kryesor është marrja në pyetje e personave që kanë ndarë qelinë me Ndocin. Agjentët po kryejnë kontrolle të imtësishme për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunëtorë të brendshëm, nëse plani ishte i paracaktuar, apo nëse ka elementë të tjerë që mund të çojnë në gjurmët e tij. Sipas njoftimit zyrtar, Ndoci ka shfrytëzuar një moment...