Fluks i madh automjetesh drejt Pogradecit e Korçës, radhë kilometrike pas rihapjes së rrugës

Fluks i madh automjetesh drejt Pogradecit e Korçës, radhë kilometrike pas rihapjes së rrugës

Është rikthyer menjëherë fluksi i madh i qarkullimit të automjeteve në aksin e rrugës kombëtare Tiranë–Elbasan–Librazhd–Pogradec–Korçë, një nga arteriet më të rëndësishme që lidh kryeqytetin me Juglindjen e vendit. Prej orës 15:00 të kësaj të premteje, me normalizimin e qarkullimit në segmentin e bllokuar, mijëra automjete kanë nisur lëvizjen nga Tirana drejt zonave turistike të Juglindjes si Pogradec dhe Korçë. Fluksi i shtuar i automjeteve në prag të fundjavës ka sjellë ngadalësim të ndjeshëm të qarkullimit, ndërsa në disa segmente janë krijuar edhe radhë kilometrike. Situata paraqitet veçanërisht e rënduar në segmentin nga Tuneli i Krrabës drejt zonave të Dopajt dhe Hinkës së Shijonit, ku lëvizja e automjeteve është bërë mjaft e vështirë për shkak të volumit të madh të trafikut. Ashtu siç ndodh zakonisht...