Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë fundvitit
Kronikë E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 13:26 Pika kufitare e Morinës ka regjistruar një rritje të ndjeshme të qarkullimit të qytetarëve gjatë 24 orëve të fundit, duke u shndërruar në një nga nyjet më të frekuentuara të lëvizjes mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare dhe Migracioni, në territorin shqiptar kanë hyrë 10.684 shtetas, të shoqëruar nga 4.472 automjete. Ndërkohë, në dalje nga Shqipëria drejt Kosovës janë regjistruar 12.601 persona me 4.976 mjete, çka tregon një fluks më të lartë lëvizjesh në këtë drejtim. Autoritetet kufitare kanë marrë masa për përballimin e situatës, duke vënë në funksion 12 sportele në të dy kahjet, me qëllim shmangien e radhëve dhe përshpejtimin e procedurave. Burime zyrtare bëjnë me dije se pjesa më e...
Burimi:
kohajone.com