Fëmijët protagonistë të festave të fundvitit, koncerte festive në kopshtet e Elbasanit

Fëmijët protagonistë të festave të fundvitit, koncerte festive në kopshtet e Elbasanit

Në prag të festave të fundvitit, qyteti dhe njësitë administrative janë gjallëruar nga një sërë aktivitetesh festive të dedikuara më të vegjëlve. Një pjesë e rëndësishme e jetës kulturore në këto ditë janë zënë nga koncertet e fëmijëve, të organizuara nga të gjitha kopshtet e qytetit dhe ato në njësitë administrative. Këto koncerte festive, të mbushura me këngë, vjersha dhe mesazhe dashurie, përcjellin simbolikën e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjes, duke sjellë gëzim, shpresë dhe ngrohtësi në çdo komunitet. Fëmijët janë protagonistët kryesorë të këtyre aktiviteteve, duke dhuruar emocione të veçanta dhe duke përçuar me sinqeritet vlerat më të bukura të këtyre festave. Një rol të veçantë në organizimin dhe realizimin e koncerteve kanë edukatoret e kopshteve, të cilat, me përkushtim dhe profesionalizëm, janë...