FA vijon punën për nxjerrjen e ujit nga banesat në Durrës

FA vijon punën për nxjerrjen e ujit nga banesat në Durrës

Dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura ndodhen aktualisht në zonën e ish-Kënetës, në qytetin e Durrësit, ku po vazhdojnë punën për largimin e ujit nga banesat e qytetarëve. Në terren ndodhen mjetet e FA-së dhe pompat, të cilat vijojnë të tërheqin ujin që ka pushtuar banesat pas shirave me intensitet të lartë që kanë rënë gjatë 48 orëve të fundit. Kujtojmë se reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente në të gjithë territorin, ndërsa situata më e rënduar mbetet në jug të vendit.