Era e fortë në Vlorë rrëzon pemë dhe dëmton murin e shkollës…
Era e fortë ka shkaktuar probleme në qytetin e Vlorë, duke sjellë edhe dëme materiale pranë shkollës 'Marigo Posio'. Sipas informacioneve, një pemë është rrëzuar si pasojë e erës së fortë, duke përfunduar mbi një automjet të parkuar në afërsi. Përplasja ka shkaktuar dëmtime në mjet, ndërsa pema ka shembur edhe një pjesë të murit rrethues të shkollës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë prerë dhe larguar pemën, duke bërë të mundur edhe lirimin e rrugës për qarkullimin normal të mjeteve. Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Burimi:
syri.net