Era e fortë bllokon rrugën drejt Zvërnecit, bien pishat
Për shkak të erës së fortë, disa pisha ranë mbi rrugë në Pyllin e Sodës, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt Zvërnecit dhe duke rrezikuar automjetet që kalonin. Në vendngjarje kanë ndërhyrë Policia Rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë prerë pemët e rrëzuara dhe kanë liruar rrugën, duke rikthyer qarkullimin normal.
Burimi:
syri.net