EMRI/ Vrau me thikë 48-vjeçarin për një parkim, arrestohet autori në Kavajë

EMRI/ Vrau me thikë 48-vjeçarin për një parkim, arrestohet autori në Kavajë

Autori i vrasjes së 48-vjeçarit Alket Isufi ditën e djeshme në Kavajë, është arrestuar nga policia. Mësohet se Landi Puja është konfliktuar me 48-vjeçarin për një vend parkimi në Kavajë. Pas konfliktit, Puja ka qëlluar me thikë disa herë Isufin, i cili humbi jetën pas disa goditjeve. Njoftimi i Policisë: Kavajë Goditi disa herë me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 48-vjeçar i cili si pasojë humbi jetën, Policia, pas disa orësh kërkimesh, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që autori dyshohet se përdori për të goditur 48-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen...