EMRI/ U kap me drogë në Igumenicë, identifikohet delvinjoti
Është identifikuar 54-vjeçari shqiptar, i cili pasditen e djeshme u kap me rreth 75 kg marijuanë në Rajo të Igumenicës, në tentativë për ta futur në territorin grek. Ai është shtetasi Bujar Xhibo nga Delvina, person me precedentë penalë në Shqipëri. 54-vjeçari u ndalua nga policia greke teksa me mjetin e tij po transportonte 3 çanta që përmbanin 51 pako me 74 kg 804 gramë marijuanë. Droga ishte marrë në kufirin e gjelbër dhe po futej në brendësi të tokës greke. Veç automjetit, Xhibos i’u sekuestrua edhe një telefon celular. Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.
Burimi:
syri.net