EMRI/ U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja, intinerari që ndiqte dhe çmimi që kishte vendosur

EMRI/ U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja, intinerari që ndiqte dhe çmimi që kishte vendosur

Elsona Çoba, 35-vjeç është arrestuar nga Antitrafiqet e Tiranës pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të jashtëligjshëm, dyshohet se prej tre vitesh është e përfshirë në këtë skemë të jashtëligjshme. Çoba me origjinë nga Laçi, por banuese në Rrogozhinë, përpara grupit hetimor nuk ka pranuar që të flasë për të treguar rrjetin e trafikantëve që kalojnë emigrantët nga bota e tretë nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për gazetarin e Vizion Plus Esido Barkaj se e reja u merrte nga 2500 euro për çdo emigrant që e merrte nga Gjirokastra dhe e dërgonte deri në Muriqan. Pasi ndalonin disa orë në Vorë, emigrantët futeshin në makina të tjera dhe më pas niseshin drejt Shkodrës në Muriqan, ku...