EMRI / Ndërron jetë i dënuari 20-vjeçar! Çfarë ndodhi në burgun e Shkodrës?
Në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë 20-vjeçari Nicolae Ionnut Erion Deliver, i lindur në Rumani dhe banues në Shkodër. Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se Nicolae Ionnut Erion Deliver ishte transportuar me urgjencë drejt spitalit më të arfërt, pasi ishte vënë re gjendja e tij e rënduar shëndetësore, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë. Ky shtetas ishte arrestuar në tetor të vitit 2024 për ‘vjedhje me dhunë’ dhe ‘prodhim dhe shitje narkotikësh’. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e këtij shtetasi. Njoftimi për mediat: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, në datën 25.01.2026, në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005,...
Burimi:
javanews.al