EMRI/ Kush është shqiptari i vrarë në Itali/ 29-vjeçari nga Lezha do të festonte ditëlindjen në prill
Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Olmo, ku një i ri shqiptar u vra me armë zjarri gjatë mesnatës mes 20 dhe 21 marsit. Mediat italiane shkruajnë se viktima është Gjergj Pergegaj, 29 vjeç, me origjinë nga Lezha, i cili jetonte në Frassineto, në bashkinë e Arezzos. Ai pritej të mbushte 30 vjeç më 19 prill. Sipas autoriteteve italiane, Pergegaj u qëllua me katër plumba pistolete pranë një lokali, në rrethrrotullimin e Olmos, në fillim të rrugës “Via Romana”. Për ngjarjen është arrestuar një 35-vjeçar shqiptar, i njohur i viktimës, banues në Rigutino. Ai ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa pritet të japë dëshminë e tij përpara hetuesve. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se krimi mund...
Burimi:
syri.net