EMRI/ Kërcënoi punonjësit dhe shkatërroi disa objekte pune, arrestohet ish-kreu i AKU në Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë ish-drejtorin e AKU në Durrës, Elton Varaku. Ai akuzohet se gjatë qëndrimit në ambientet e AKU ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit. Autoritetet policore po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
Burimi:
syri.net