EMRI/ I dënuar në SHBA për akte terroriste, prokuroria kërkon t’i sekuestrojë 210 mijë euro pasuri
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit Saimir Alimehmeti, i cili është dënuar në SHBA për vepra penale në fushën e akteve terroriste Ai rezulton i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg, për vepra penale në fushën e akteve terroriste, me akuzën se ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshirë në aktivitet terrorist dhe ka bërë deklarim të rreme për t’u pajisur me pasaportë. Sipas prokurorisë, Alimehmeti po hetohet në Shqipëri për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga verifikimet rezultoi se Saimir Alimehmeti dhe familjarët e tij kanë kryer transaksione financiare dhe veprime ekonomike me vlera të konsiderueshme, të cilat nuk...
Burimi:
syri.net