EMRI/ Grabiti 120 mijë lekë nën kërcënimin e armës, arrestohet pas disa orësh 42-vjeçari
Policia ka arrestuar autorin e grabitjes me armë, në një pikë këmbimi valutor në një qendër tregtare në zonën e 5 Majit në kryeqytet. Policia ka idenditifikuar dhe kapur shtetasin Luan Maci, 42 vjeç, si autorin e dyshuar të grabitjes me armë. Autori, i veshur me të zeza, mbante në kokë mban një kapuç, për t’i shpëtuar kamerave të sigurisë, në mënyrë që të mos identifikohet. Shiko: FOTO - VIDEO e grabitësit/ Me armë në dorë vodhi një pikë të këmbimit valutor në Tiranë Nga të dhënat paraprake thuhet se grabitësi ka marrë 1.2 mln lekë të vjetra. Ndërkohë pas grabitjes, ai u arratis me një motor.
Burimi:
syri.net