EMRI/ Gjendet i pajetë 52-vjeçari në Sarandë, ja çfarë dyshohet

EMRI/ Gjendet i pajetë 52-vjeçari në Sarandë, ja çfarë dyshohet

Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në një lulishte të qytetit të Sarandës. Sipas policisëm viktima është identifikuar si Fatmir Taka, i cili është gjetur gjatë natës nga shërbimet, pa shenja jete, në një hapësirë publike të gjelbër në qytet. Mësohet se 52-vjeçari ishte banor i Sarandës dhe jetonte në kushte të vështira, pa familje të afërt, ndërsa shpesh endej rrugëve. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale. Megjithatë, për të përcaktuar shkakun e saktë, trupi është dërguar për ekspertizë në Instituti i Mjekësisë Ligjore, për shkak të mungesës së kushteve të përshtatshme në morgun e spitalit të Sarandës. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.