Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
(EMRI) Arrestohet në Serbi autorja e grabitjes me dhunë 4 vjet më parë në Tropojë
Është arrestuar në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021, në Tropojë. Policia bëri me dije se në bashkëpunim me autoritetet policore serbe u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, Rinesa Raci, 23 vjeçe. Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh. Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri.