EMRI/ Arratiset një person nga burgu i Durrësit
Një person është arratisur nga burgu i Durrësit gjatë shoqërimit në spitalin rajolan për të kryer disa vizita mjekësore. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se bëhet fjalë për të paraburgosurin Altin Ndoci. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte dërguar për kryerjen e vizitave mjekësore. Procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili disponon një sektor të posaçëm sigurie për të dënuarit dhe të paraburgosurit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Autoritetet bëjnë me dije se strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen...
Burimi:
vizionplus.tv