EMRAT/ U plagos pas sherrit për një femër, vdes pas 5 ditësh i plagosur në Shijak
Ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku i cili mbrëmjen e së martës, 27 janar, u plagos me armë zjarri në derë të shtëpisë. Çumani ka ndërruar jetë në spital ku ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë prej disa ditësh. Mbrëmjen e së martës, dy kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra i kanë shkuar në shtëpi Çumanit dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht kanë qëlluar me armë drejt tij dhe plumbi i ka përshkuar trupin tejpërtej, duke i shkaktuar plagë të rënda. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkaku i plagosjes është bërë një vajzë. Çumani i ka dërguar disa mesazhe vajzës, e cila ishte në një marrëdhënie me Indrit Ferrën. Një ditë para ngjarjes, vajza ishte takuar me Indritin dhe kishin...
Burimi:
syri.net