EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg
Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie në kuadër të hetimit për çështjen e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”, të konfiskuara rreth një vit më parë në Portin e Durrësit. Hetimi ka zbuluar shkelje të rënda ligjore në lidhje me menaxhimin, magazinimin dhe tentativën për trajtim të këtyre mbetjeve, të cilat rezultojnë të jenë të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin publik. Nga 33 masat e sigurisë të firmosura nga organi i akuzës, 26 janë masa “arrest me burg”, ndërsa 7 masa të tjera janë “arrest në shtëpi”. Masat janë lëshuar për persona të dyshuar si të përfshirë drejtpërdrejt apo tërthorazi në këtë skemë, mes të cilëve raportohet se ka edhe drejtues dhe ish-drejtues të kompanisë Kurum, si dhe zyrtarë të institucioneve publike. Operacioni...
Burimi:
javanews.al