EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali
Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një familje e tërë humbi jetën si pasojë e helmimit nga gazi në banesën e saj. Sipas mediave italiane viktimat janë babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hajdar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe. Sipas mediave italiane, që citojnë burime zyrtare, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth kohës së darkës. Gjatë hyrjes në banesë, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës gjetën tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte bërë gati për të ngrënë, pa e ditur se po përballej me një rrezik fatal. Alarmin e ka dhënë një i afërm i familjes, vëllai i kryefamiljarit, i cili, i shqetësuar pasi nuk...
Burimi:
javanews.al