EMRAT/ Aksidentohet çifti në Fier, shoqërohet drejtuesi i mjetit

EMRAT/ Aksidentohet çifti në Fier, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor "Fier-Libofshë", ku automjeti tip Benz ka përplasur 2 këmbësorë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve për SYRI-n, drejtuesi i mjetit është Niko Shqepa dhe të aksidentuarit janë Avni Meto dhe Hatixhe Meto. Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në aksin rrugor "Fier-Libofshë", automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi N. Sh., 55 vjeç, ka përplasur 2 këmbësorë, shtetasit A. M., 62 vjeç, dhe H. M., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.