Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, kush është Sabah Nuzi, porositi vendosjen e tritolit në makinën e Klosit nga burgu
Sabah Nuzi, i arrestuar më 26 shtator 2025 për vrasjen e Klevis Lleshit është personi që ka porositur vendosjen e një sasie lënde plasëse në automjetin e shtetasit Oltion Klosi. Ngjarja ka ndodhur më 10 mars 2026, ndërsa policia ka arritur që ta zbardhë krimin pas disa ditësh, duke vënë në pranga 7 persona. Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, Kristjan Ahmerama, 24 vjeç dhe Eklips Leti, 27 vjeç, akuzohen për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim. Glentjan Kojtari, 29 vjeç, Dorjan Hamolli, 34 vjeç dhe Geris Molla, 19 vjeç akuzohen për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim.. Ndërsa Sabah Nuzi, aktualisht në IEVP akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”....
Burimi:
vizionplus.tv