Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ekzekutimi i Danit dhe “Sheqerit”/ Spanja i kthen përgjigje autoriteteve shqiptare: Vikitmat nuk kanë precedentë penal
Autoritetet spanjolle u kanë kthyer përgjigje zyrtare institucioneve shqiptare, duke konfirmuar se Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljani, i njihur si “Sheqeri”, nuk rezultojnë me precedentë penalë në Spanjë. Gjithashtu, gjatë katër ditëve që ata qëndruan në Barcelonë, janë regjistruar si turistë dhe autoritetet spanjolle bëjnë me dije se nuk disponojnë informacione apo prova që të kenë qenë të ndjekur apo të vëzhguar nga persona të tjerë. Sipas gazetarit të Syri TV, Klajdi Bodlli, pistat hetimore çojnë në dyshimin se përgatitja e atentatit ka nisur në momentin kur Dani dhe Sheqeri janë nisur nga aeroporti i Rinasit drejt Barcelonës, më 7 nëntor. Dyshohet se autorët kanë qenë në dijeni të udhëtimit të tyre dhe kanë pritur rikthimin në Shqipëri për të vepruar. Si ndodhi ngjarja? Atentati...