Eksplozivi ishte vendosur në sendiljen e pasme/ Parandalohet atentati ndaj shqiptarit në Konispol
Një atentat me lëndë eksplozive është parandaluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrinë, në Konispol. 57-vjeçari Mirash Gjikola ka njoftuar policinë e Sarandës se në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës” në aksin Shëndëlli-Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Ai ka ndaluar dhe ka konstatuar praninë e një sasie eksplozivi. Lënda plasëse është gjetur në sediljen e pasme të mjetit dhe dyshohet se do të aktivizohej me telekomandë. Gjikola thotë se nuk është i përfshirë në asnjë konflikt. Policia, ekspertë të krimeve të rënda nga Policia e Vlorës dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s janë në vendngjarje duke punuar për neutralizimin e lëndës. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Burimi:
ntv.al