EKSKLUZIVE/ Rrefimi tronditës i 10-vjeçarit: Më rrahën policët me grushta në fytyrë, isha vetëm kureshtar
Një fëmijë 10-vjeçar, i identifikuar si Romeo Kora, ka rrëfyer se është dhunuar nga efektivë policie civilë gjatë shoqërimit në komisariat. I mituri pretendon se është goditur me shpulla e grushta në fytyrë, teksa ishte ndalur vetëm nga kureshtja për të parë zhvillimet e protestës. Në dëshminë e tij për Syri Tv, 10-vjeçari shpjegon se ndodhej pranë xhamisë te Rruga e Elbasanit, duke vëzhguar protestën nga një pozicion i lartë. “Nga gazi hypa lart unë sepse kisha qejf aty,” shprehet ai, duke theksuar se ishte thjesht një vëzhgues kureshtar. Sipas tij, në atë moment i janë afruar tre ose katër persona të veshur civilë, të cilët e kanë marrë dhe e kanë goditur. “Më gjuajtën poshtë xhamisë aty. Edhe unë isha tu 'qa’, tregon i...
Burimi:
syri.net