EKSKLUZIVE – Hetuesi i OLAF-it, vjen në Korçë, merr dosjen penale të abuzimit financiar të policëve me misionin ‘Frontex’

EKSKLUZIVE – Hetuesi i OLAF-it, vjen në Korçë, merr dosjen penale të abuzimit financiar të policëve me misionin ‘Frontex’

Nga Elton Qyno – Syri.net/ Një prokuror i Zyrës Kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF-it) me qendër në Varshavë të Polonisë, mësohet të ketë mëritur në Shqipëri, duke marrë kontakt me zyrtarë të prokurorisë së Korçës. Qëllimi i vizitës, së Prokurorit të Bashkimit Evropian, ka qënë lidhur me një dosje penale që bën fjalë për mashtrimin ekonomik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë kryer shërbim policor pranë misionit “Frontex”. Ky është rasti i dytë që prokurorë të OLAF-it mbërrijnë në Shqipëri për të hetuar abuzimet me fondet e Bashkimit Europian në Shqipëri. Rasti i parë është precedenti i abuzimit me fondet e BE-së për Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural (AZHBR). Ndërsa rasti i dytë për abuzim financiar lidhet me Policinë e Shtetit tek misioni “Frontex”....