E thirri sot SPAK-u, deputeti i PD Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

E thirri sot SPAK-u, deputeti i PD Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Mziu ka qenë i vetëm, pa praninë e një avokati mbrojtës. Deputeti demokrat qëndroi për rreth një orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Në dalje, ai refuzoi të japë sqarime për mediat lidhur me çështjen për të cilën është thirrur për të dhënë shpjegime ndërsa ka deklaruar vetëm se ishte për një çështje policie dhe se nuk ka të bëjë me zgjedhjet.