E rëndë! Vritet me thikë i burgosuri shqiptar në Greqi

E rëndë! Vritet me thikë i burgosuri shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë është shënuar brenda burgut të Korydallos në Greqi. Një i burgosur shqiptar është vrarë me thikë nga një i dënuar grek. Sipas medias greke Kathimerini, shqiptari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë brenda ambienteve të institucionit penitenciar. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në vitin 2002. Ai ishte arratisur më herët nga burgu dhe kishte ardhur në Shqipëri, ku dyshohet se kishte kryer edhe dy vrasje të tjera. Më pas, ishte rikthyer në Greqi, ku u arrestua nga policia për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Autoritetet greke po hetojnë për të zbardhur plotësisht...