E rëndë në Tiranë, 28-vjeçari humb jetën në aksident me motor në aksin Baldushk–Vishnje

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçari humb jetën në aksident me motor në aksin Baldushk–Vishnje

Një 28-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Tiranë, pasi humbi kontrollin e motorin që drejtonte në aksin Baldushk–Vishnje. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pas humbjes së kontrollit të motomjetit, i riu është përplasur me barrierat anësore të rrugës, duke pësuar dëmtime fatale. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, ndërsa në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. “Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu...