E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shkodër. Në fshatin Juban është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete në oborrin e banesës së tij, shtetasi 19 vjeç. Ky shtetas dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al