E rëndë në Korçë/ 64-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

E rëndë në Korçë/ 64-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 64-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij. Sipas informacionit të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 17:00 të ditës së sotme, ndërsa është dërguar në spital ku ndodhet nën mbikëqyrjen e bluzave të bardha. Korçë/Informacion paraprak Më datë 23.02.2026, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi A. P., 64 vjeç, dyshohet së është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banonte. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.