E rëndë në Itali, shqiptarja tenton të vrasë vjehrrën duke i dhënë helm minjsh! E moshuarës me aftësi të kufizuara

E rëndë në Itali, shqiptarja tenton të vrasë vjehrrën duke i dhënë helm minjsh! E moshuarës me aftësi të kufizuara

Një grua 48-vjeçare shqiptare që jeton në Savona të Italisë është vënë nën hetim për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se helmoi vjehrrën e saj, 73-vjeçare, e cila ka aftësi të kufizuara. Gruaja dyshohet se përdori helm për minj, të cilin e ka përzier me ushqimin e vjehrrës së saj, duke shkaktuar helmim të përsëritur. Sipas medias italiane, e moshuara u diagnostikua me helmim pas disa shtrimeve në spital, ku analizat mjekësore zbuluan nivele të larta të substancave toksike në gjak. Gjykatës italian vendosi masën e kujdesit paraprak ndaj të moshuarës shqiptare, ndërkohë që 48-vjeçarja duhet të largohet nga shtëpia dhe nuk mund t’i afrohet vjehrrës. 48-vjeçares i eshte dhene masa e arrestit shtëpiak, duke iu vendosur një byzylyk elektronik. Hetimi, i kryer nga Grupi hetimor i Policisë dhe i koordinuar nga Prokuroria e Savonës, vazhdon për të përcaktuar nëse ka...